“Kur t’u flas për Messin do thonë që them budallallëqe! Trajnerët kanë një problem”

schedule20:20 - 20 Maj, 2021

schedule 20:20 - 20 Maj, 2021

Ernesto Valverde vazhdon të jetë pa ekip dhe së fundmi ka folur në programin ‘Hoy por Hoy’. Problematika e largimeve të trajnerëve është komentuar prej tij, ndërkohë që vë në dukje një “ves” të keq që kanë.

“Largimi i trajnerëve ndodh në çdo klub, jo vetëm te Barcelona. Ju mund të merrni shumë fitore, por kur humbni trajnerët janë të parët që ndryshojnë. Kërkesat janë të larta dhe kërkesat e tifozëve ndryshojnë herë pas here.

Problemi me ne trajnerët është që i marrim problemet në shtëpi, ne jemi të fiksuar pas tyre gjatë gjithë kohës, nuk ka rëndësi nëse je në ligë të dytë, të parë, LaLiga apo Champions League. Trajnerët janë të fiksuar”, ka thënë mes të tjerash Valverde.

Sigurisht trajneri spanjoll nuk mund të mos flasë për Leo Messin: “Kur të plakem do t’u them nipërve e mbesave se ishte një lojtar i cili ishte i aftë të driblonte shtatë lojtarë dhe të shënonte gol. Ata sigurisht do më thonë që po flas budallallëqe.

Një rast i ngjashëm më ka ndodhur me Di Stefano, të cilin nuk e kemi parë të gjithë duke luajtur. Për fat të mirë tani ka shumë regjistrime dhe ata do të mund ta shohin Messin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!