“Kur të jem me pushime, do ta hedh telefonin në fund të oqeanit”, planet e Ronelës pas Eurovisionit

schedule22:44 - 22 Maj, 2022

schedule 22:44 - 22 Maj, 2022

Pas eksperiencës në Eurovision, Ronela Hajati i është rikthyer angazhimeve të tjera profesionale. Këngëtarja ka postuar së fundmi disa imazhe në Instagram përmes të cilave ka treguar se është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Ronela shihet në një studio e veshur sportive dhe thotë se e pret shumë punë përpara.

“Do të punoj kaq shumë këtë vit, saqë kur të jem me pushime, do ta hedh telefonin në fund të oqeanit”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kujtojmë që performanca e Ronelës në Eurovision u komentua shumë për shkak të skenave provokuese. Ndonëse  nuk arriti të kaloi në finalen e madhe të festivalit, “Sekret” është një nga këngët më të klikuara të Eurovisionit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!