“Kur shtrëngoja fëmijën e parë, po humbja të dytin”, Markle zbulon se ka pësuar abort spontan

schedule12:19 - 25 Nëntor, 2020

schedule 12:19 - 25 Nëntor, 2020

Meghan Markle ka zbuluar se ka kaluar një abort gjatë verës. Për gazetën “New York Times”, dukesha e Sussex rrëfeu se si e ka përjetuar këtë ngjarje të trishtë, por duke mos zbuluar në cilin muaj të pritjes së ëmbël ishte.

Pasi i ndërrova pelenën ndjeva një shtrëngim të fortë. Shkova në katin poshtë me Archie-n në krahë, duke kënduar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por po e ndjeja se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin”, tha Meghan.

Meghan tha se ajo pësoi abort ndërsa ndërroi pelenën e Archie në korrik (foto së bashku në tetor 2019)

Meghan shprehet se aborti kishte ndodhur në një mëngjes Korriku, kur e kishte nisur ditën normalisht si çdo herë tjetër kur më pas kishte ndjerë dhimbje në bark. Meghan shprehet se ka vendosur të flasë për humbjen e saj për të inkurajuar të tjerët të flasin rreth kësaj çështjeje.

Orë më vonë, isha shtrirë në një krevat spitali, duke shtrënguar dorën e bashkëshortit tim. E ndjeja mpirjen e pëllëmbës së tij dhe e putha tek gishtërinjtë, që ishin të lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardhë dhe të ftohtë po imagjinoja se si ne do të shëroheshim”, ka vijuar Markle.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!