Kur Shqipëria mundte Turqinë me “poker”, FSHF na kthen 23 vite pas

schedule15:36 - 21 Janar, 2021

schedule 15:36 - 21 Janar, 2021

Kombëtarja jonë gjatë viteve të fundit po përmirësohet shumë me lojtarë që luajnë në nivele të larta. Në të shkuarën ne ishim një kombëtare më e brishtë dhe sukseset ishin më të paktë, sidomos në transfertë.

Një nga ata që mbahet mend dhe kujtohet ende është ai triumf i madh në  vitin 1998 në Antalia ndaj Turqisë. Skuadra jonë, në përbërje me lojtarë si Tare, Rraklli, Strakosha e Vata mundte vendasit me “poker”, me ndeshjen, që përfundoi me shifrat 1-4.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Atë fitore të para 23 viteve ua rikthen në memorie tifozëve të atëhershëm dhe na tregon disa të mëvonshmëve, që nuk i kanë jetuar ato kohë përmes një postimi në Instagram.

POSTIMI – Si sot 23 vjet më parë (21 janar 1998) Kombëtarja shqiptare fitonte ndaj Turqisë në shifrat 4-1 në miqësoren e luajtur në stadiumin e Antalias.

Formacioni i përzgjedhur nga trajneri Astrit Hafizi për këtë sfidë ishte ky: Foto Strakosha, Ilir Shulku, Rudi Vata, Arjan Xhumba, Bledar Kola, Alban Bushi, Altin Rraklli, Igli Tare, Përparim Daiu, Arjan Peço, Afrim Tole. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!