Kur rikthehen tifozët në stadiume në Itali, Gravina jep lajmin e mirë

schedule18:36 - 13 Qershor, 2020

schedule 18:36 - 13 Qershor, 2020

Serie A rinis më datë 20 qershor dhe tema e diskutimeve në Itali është rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumeve. Diçka e tillë kërkon durim, por duhet parë edhe ecuria e koronavirusit. Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka dhënë një lajm të mirë për tifozët.

Gjatë një prononcimi për Radio Deejay, Gabriele Gravina zbulon se kur pritet të shohim tifozë në stadiume. Rikthimi i tyre do të bëhet gradual dhe në distancë me njëri-tjetrin. Ata do detyrohen të mbajnë maska mbrojtëse dhe skuadrat do të kenë se më kë të festojnë golat dhe fitoret.

Shpresoj që të hapim stadiumet në ditët e para të muajit korrik. Javën e parë, maksimumi në mes të korrikut. Kjo nënkupton se vendi ynë ka lënë pas krahëve kufizimet e fundit dhe që kemi dalë jashtë momentit të errët“, deklaron Gravina. /abcnews.al