Kur përfundon afati për garancinë sovrane? Denaj: 743 binzese kanë aplikuar

schedule13:43 - 17 Qershor, 2020

schedule 13:43 - 17 Qershor, 2020

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka zhvilluar ditën e sotme takime të drejtpërdrejta me bizneset në qytetin e Laçit.

Gjatë fjalës së saj Denaj theksoi se garancia e dytë sovrane do të jetë një mundësi shumë e mirë për bizneset.

“Përse të mos kthejmë sytë nga Shqipëria për produkte “Made in Albania”, edhe pse kjo kërkon shumë kurajo dhe mbështetje”, tha Denaj.

Ajo thotë se 734 biznese kanë aplikuar deri më 15 qershor për një vlerë kreditimi 7 miliardë e 945 milionë, teksa e gjitha si paketë është 10 miliardë.

Statusi në rrjetin social “Facebook” i kryeministrit Rama.

? Laç – Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, vazhdon turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin.
Në biznesin përfitues të “Garancisë Sovrane 1” për 1008 punonjës.
✅ 734 biznese kanë aplikuar për një vlerë kreditimi në 7 miliardë e 945 milion për “Garancinë Sovrane 1” deri në datë 15 Qershor dhe janë aprovuar 491 aplikime.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1002475680149404/