Nga një modele e pasarelave në një fermere, kjo është historia e Kirsten Owen. Ky stil jetese në jug të Kanadasë, ku ajo lindi dhe u rrit, është shumë larg jetës që bëri në të 20-at dhe 30-at e saj, duke kaluar të gjithë Atlantikun për sfilata mode si muzë për Helmut Lang, Melanie Ward dhe krijues të tjerë.
Tashmë 50-vjeçare, Owen rrëfen për Vogue se së bashku me fëmijët e saj Billie Rose, 25 dhe Maël, 28-vjeç i është përkushtuar boronicave. “Unë kurrë nuk do të kisha punuar kaq shumë në jetën time para se të merrja këtë fermë. Kjo më bën të qëndroj e fortë fizikisht.“, thotë ajo.
“Unë kam patur gjithmonë dëshirën për të pasur një fermë boronicash pasi u transferova këtu në 2002,” thotë ajo për pjesë toke prej 56 hektarësh në Vermontin verior. “Dhe pastaj një pjesë toke afër meje, e cila kishte 250 bimë të reja boronice, doli për shitje. Nuk mund të rezistoja”, shtoi ajo. xh.d/abcnews.al