Kur muzika nuk njeh moshë/ Shqiptari fillon karrierën në moshën 56-vjeçare: Një klip më ka kushtuar deri në 10 mijë euro

schedule09:44 - 18 Janar, 2024

schedule 09:44 - 18 Janar, 2024

Fitim Berisha është një ndër këngëtarët më të rinj të tregut muzikor. Në një lidhje me Skype nga Belgjika, ai ka vërtetuar se edhe muzika nuk njeh moshë, pasi ka filluar karrierën në moshën 56-vjeçare.

Ndër të tjera, Fitimi ka zbuluar se për klipet e tij, ka investuar shumë para, pasi i jep shumë rëndësi.

Marr komente të padëshirueshme, të gjithë më quajnë xhaxhi, më thonë ça moshe je, që merresh me këtë lloj muzike. Unë jam marr me muzikë popullore pak më tepër, por ndryshova me kalimin e kohës. Edhe pse jam 56-vjeçar, nuk më mungon gjë që të bëj këtë lloj muzike.

Një klip i imi ka kushtuar deri në 10 mijë euro, i jap goxha rëndësi. Për këto klipe, kam marrë një kështjellë me qira në Holandë”, u shpreh ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!