Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kur morëm detyrën, pensioni mesatar ishte 86 euro”, Rama: Janarin e ardhshëm rriten pensionet

schedule19:46 - 11 Prill, 2026

schedule 19:46 - 11 Prill, 2026

Kryesocialisti Rama tha nga Fieri se me rritjen e ekonomisë po indeksohen pagat dhe se është arritur një ndryshim i madh në pensione, duke theksuar se pensioni mesatar kur morën detyrën ishte 86 euro dhe do të vijojë rritja në janar.

Ai shtoi gjithashtu se, pavarësisht akuzave për korrupsion, ekonomia është rritur dhe këto pretendime bien ndesh me treguesit ekonomikë.

“Me rritjen e ekonomisë sot për të gjitha pagat indeksohet, janë rezultate për të cilat është punuar dhe është dashur durim. Ne e dinim shumë mirë që ditën e parë që pensionet ishin shumë të pamjaftueshme, as sot nuk janë të mjaftueshme. Pensioni mesatar kur kemi marrë detyrën ka qenë 86 euro, aq është shtesa e projektuar mujore në ciklin e këtij mandati, ky është një ndryshim shumë i madh. Janarin e ardhshëm rriten pensionet.



Shumë njerëz dëgjojnë korrupsioni, korrupsioni, si është e mundur që korrupsioni është rritur si asnjëherë më parë ndërkohë që ekonomia është rritur.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!