Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama i “Kosheres” ka pritur në zyrën e tij presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e interpretuar nga aktorja Valina Muçolli.
Biseda mes tyre ka qenë krejt e pazakontë, pasi nuk ishte zyrtare siç jemi mësuar me politikanëve.
Madje nuk kanë munguar as komplimentat, të cilët janë shoqëruar me shumë të qeshura.
Një pjesë nga dialogu Rama-Osmani:
Rama: E di që po më dukesh fortë simpatike sot, e lezetshme, e vogël.
Osmani: Të falenderoj për komplimentin, në fakt ti mua mu duke e kundërta shumë i madh, gjigant. Për nga trupi e kam fjalën, sigurisht që për trup.
Rama: Më thuaj të vërtetën, kur më shikon mua a të kujtohet ndonjë yll basketbolli?
Osmani: Me thënë të drejtën më shumë më kujton plepat.
Rama: Po mirë, plepi është pemë e gjatë, e bukur, fisnike.
Osmani: Ke shumë të drejtë veç mos ta harrojmë faktin, që edhe sorrat i sillen shumë vërdallë. l.k/abcnews.al