Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kur markoj Muriqin vesh shapkat dhe rehatohem”, Radu akuzon gazetarin për shpifje

schedule11:19 - 8 Qershor, 2021

schedule 11:19 - 8 Qershor, 2021

Mbrëmjen e djeshme në Rai 3 është publikuar një investigim për Igli Taren, për të cilin janë rikthyer edhe një herë dyshimet në lidhje me kompaninë Top Bast, që para tre vitesh është pretenduar se e posedonte Igli dhe vëllai i tij, Genti.

Emisioni Report i është kthyer edhe një herë kësaj çështje, por ka hedhur hije dyshimi edhe për transferimin e Vedat Muriqit, i cili u ble për 18 milionë euro nga Fenerbahce dhe nuk ka arritur të tregojë veten e tij tashmë.

Në një moment të emisionit, gazetari Vincenzo Morabito shprehet: “18 milion? Muriqi nuk e prek topin. Radu më tha në stërvitje se kur duhet ta markojë Muriqin në stërvitje, vesh shapkat dhe rehatohet me duar pas kokës”.



Kësaj deklarate dytën e sotme i është përgjigjur menjëherë mbrojtësi i Lazios, Stefan Radu, që përgënjeshtron gjithë atë që ka thënë Morabito dhe shprehet se përmes avokatit të tij do e hedhë në gjyq gazetarin për shpifje.

“Pas deklaratës së Vincenzo Morabito gjatë transmetimit të Report mbrëmjen e djeshme në Rai 3, unë hedh poshtë me forcë pretendimet se unë kam diskredituar aftësitë e shokut tim të skuadrës Vedat Muriqi.

Sjelljet e këtij lloji nuk më përkasin mua dhe përhapja publike e këtyre deklaratave dëmton rëndë personin tim. Prandaj, unë njoftoj se u kam dhënë një mandat avokatëve të mi për të mbrojtur imazhin tim profesional në të gjitha mënyrat e duhura”, shkruan Radu. D.L/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!