Marin Mema është një nga gazetarët më të dashur për shqiptarët. Tematikat që ka prekur ai në emisionet e tij në Top Channel e kanë afruar shumë më njërezit dhe për shumëkush e ndjen veten të përfaqësuar prej tij.
Së fundmi ai u angazhua edhe në mbledhjen e donacioneve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Por si çdo njeri, ai ka pasionet e tij. Shpesh herë shkon edhe në stadium, madje jo në zonën e përcaktuar për gazetarët.
Mes Tifozëve Kuqezi ai ndjek takimet e kombëtares, ndërkohë që së fundmi ka zbuluar edhe një detaj interesant nga e shkuara e tij, kur pasioni i tij më i madh ishte futbolli. Jo vetëm kaq, por Marini ka postuar edhe një video nga periudha kur luante futboll me moshat. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B68jXPaAOzb/?igshid=dtn9ce0x691o