“Kur ke me pjell?”, Elita Rudi i kthehet keq ndjekësit lidhur me shtatzëninë

schedule07:45 - 19 Nëntor, 2020

schedule 07:45 - 19 Nëntor, 2020

Çifti i njohur, Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë për herë të dytë. Elita është në pritje të një vajze dhe ky lajm është pritur shumë mirë.

Mirëpo, ka nga ndjekësit e saj që nuk i kanë kursyer as komentet negative dhe të ulëta. Në këtë mënyrë, Elita ka reaguar me anë të një statusi në Instastory, ku ndër të tjera shkruan se njerëzit tregohen jashtëzakonisht shumë të pasjellshëm me gratë shtatzëna.

“Njerëzit janë shumë të pasjellshëm ndaj grave shtatzëna ditët e sotme. Po shoh nonstop komente të tilla nëpër foto të grave shtatzëna: “Kur po ki me pjell?” “Hajde mo lind mo.” “Pse pe qet barkun?” “Pse pe mshef barkun?” “Pse pe man barkun?” “Thu veq ti ki bo fmi.”

Stop bullizmit ndaj secilit person! Nëse nuk të pëlqen personazhi që e ndjek veq mundesh mos me e ndjek mo!

Meqë ra fjala, unë kom me lind kur t’i boj 9 muj të plota ishalla don zoti!Qaq duhet për me pas një shtatzani të shëndetshme për mu dhe bebin. Pëe juve që i uroni lidnje të hershme një nane ishalla ju fal zoti”, ka shkruar moderatorja. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!