‘Kur hanim ne avokado kjo hante sufllaqe’, Arbana i jep ndjekëses përgjigjen epike

schedule15:23 - 18 Janar, 2021

schedule 15:23 - 18 Janar, 2021

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit një tjetër recetë duke i treguar përmes videove si të gatuajnë cheesecake me salmon. Ajo tregoi se vetë duke qenë se është në dietë e ha salmonin mbi tost me avokado.

Ndërkohë një ndjekëse gabimisht i ka dërguar një mesazh Arbanës ku i shkruan: “Bën kjo katunarja, sikur çfarë ka bërë, sikur nuk e dimë ne. Kur hanim ne avolado a salmon, kjo hante sufllaqe”, mesazh të cilin me siguri do ia dërgonte ndonjë mikeshe.

Arbana nuk ia la mangët një përgjigje duke ia publikuar mesazhin në Instastory.

“Ka ca që më vdesin pastaj. Nga seria “doja me ia nis një shoqe, po ta nisa ty gabimisht”. Unë vdes për sufllaqe. Ku ta gjej ta ndërroj salmonin me sufllaqe”, shkruan Arbana. l.k/abcnews.al