Kur gjobitet fshati…/ Haxhimali: Falja e gjobave, lehtësi për njerëzit. Efektet sociale dhe ekonomike, më të vlefshme

schedule20:30 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 20:30 - 13 Dhjetor, 2024

Drejtori ekzekutiv nga Instituti shqiptar i Bashkive, Agron Haxhimali thotë se falja e gjobave për ndërtimet në fshat, është një lehtësi për banorët e këtyre zonave.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Haxhimali u shpreh se efektet sociale dhe ekonomike për shkak të këtij vendimi, janë më të vlefshme.

“Ato gjobiten, e pafalshme. Nuk duhet të ndodhë. Falja është shumë mirë. E mira qëndron te qytetarët. Stres i madh, të rrish 10 vjet me frikë se do paguash 38 milionë. Nuk po them që ka bërë mirë që ka ndërtuar. Gabim fatal. Sa kohë edukimi i qytetarëve është gjë tjetër. Nuk ndodh që një fshatar apo qytetar të jetë aq i fortë sa të ndërtojë para inspektorëve. Formalizimi, falja, do i gjejë qytatarët e relaksuar. Nëse i kthehemi çfarë është e keqe, klima e mosndëshkimit, si do ta ndërtojmë këtë shtet? Një grup social u favorizua tani, po ai grupi i ndershëm çfarë do bëjë, si do ndihet ai? Është dimension social ky”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!