Prindërit janë shumë të shqetësuar kur e shohin fëmijën e tyre të refuzojë me kokëfortësi të pijë ujë, pasi ekspertët theksojnë se, si në foshnjëri ashtu edhe në fëmijëri, hidratimi adekuat i trupit është thelbësor për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.
Edhe një mungesë e lehtë e ujit nga trupi shkakton një ndjenjë “lodhjeje”, ankthi dhe ndoshta nervozizmi. Në shkollë një mungesë e vogël e ujit zvogëlon qartësinë mendore dhe aftësinë për t’u përqendruar në shkollë.
Studimet ndërkombëtare kanë treguar se marrja e ujit i ndihmon fëmijët të kryejnë ushtrime përqendrimi dhe perceptimi.
Të gjithë ne vazhdimisht humbasim një sasi uji nga trupi përmes frymëmarrjes, djersës dhe urinës. Foshnjat dhe fëmijët janë një grup veçanërisht i prirur ndaj dehidrimit, pasi ata nuk janë në gjendje të kujdesen për veten e tyre. Prandaj është përgjegjësi e prindërve dhe mësuesve që të kujdesen për hidratimin e fëmijëve gjatë gjithë ditës.
Studimet kanë treguar se një përqindje e madhe e fëmijëve të moshës shkollore mbërrijnë në shkollë në mëngjes relativisht të dehidratuar, veçanërisht në vendet mesdhetare, dhe marrja e ujit gjatë ditës së shkollës është e pamjaftueshme. Është e rëndësishme që të keni një konsum të lartë të lëngjeve në mëngjes dhe në shkollë që fëmijët të kenë akses adekuat ndaj lëngjeve gjatë ditës.
Sipas Autoritetit Europian për Sigurinë e Ushqimit Rekomandimet (EFSA) për hidratimin e duhur tek fëmijët janë si më poshtë: 1,300 ml / ditë për fëmijët 2-3 vjeç, 1,600 ml/ditë për djemtë dhe vajzat 4-8 vjeç, 2,100 ml/ditë për djemtë 9 deri në 13 vjeç, 1,900 ml për vajzat 9 deri në 13 vjeç, ndërsa për adoleshentët nga 14 vjeç e lart, rekomandimet janë të njëjta me ato të të rriturve, pra 2 dhe 2.5 litra lëng për gratë dhe burrat respektivisht.
Hidratimi i duhur i fëmijëve
-Siguroni nivele adekuate të hidratimit tek fëmijët duke u dhënë atyre shpesh përveç ujit, qumështit, lëngjeve, smoothie
-Sigurohuni që ata të konsumojnë të paktën 5 racione fruta dhe perime në ditë.
-Siguroni marrjen e ushqimeve të tjera që kanë përmbajtje të lartë uji p.sh. supë, tavë, salcë makarona, pelte frutash, kos.
Fëmijët konsiderohen të hidratuar në mënyrë adekuate nëse kanë një humbje peshe jo më shumë se 3%, dehidratim të lehtë deri në të moderuar kur ka një humbje prej 3-9% të peshës trupore, ndërsa dehidratimi i rëndë tregohet me një humbje prej më shumë se 9% të pesha e trupit./abcnews.al