Kur duhet t’i blini fëmijës tuaj një celular?

schedule09:36 - 13 Maj, 2022

schedule 09:36 - 13 Maj, 2022

Një fëmijë nën moshën 13 vjeç nuk duhet të ketë celularin e tij. Në fakt, sipas hulumtimeve të fundit, ai nuk duhet të përdorë fare telefonin nëse nuk ka mbushur moshën 8 vjeç. Edhe pse përdorimi i celularit tek adoleshentët nuk është i nevojshëm, nëse dëshironi ose e keni blerë pajisjen për fëmijën, përdorimi i tij duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e një të rrituri, qoftë ai prind, vëlla më i madh, mësues apo i afërm.

Herë pas here dhe në kushte të veçanta, mund të përdoret për një kohë të kufizuar. Në fund të fundit, telefonat celularë shkaktojnë varësi dhe mund ta shpërqendrojnë fëmijën nga mësimet. Për këtë arsye është e nevojshme t’i shpjegohen fëmijës të gjitha kushtet e përdorimit të tij dhe të theksohen rreziqet e fshehura dhe të sqarohet se është mjet komunikimi dhe jo lojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!