Kur do të rikthehet në muzikë? Eni Koçi shuan kureshtjen e fansave

schedule13:39 - 23 Tetor, 2021

schedule 13:39 - 23 Tetor, 2021

Eni Koçi ka disa muaj që nuk ka qenë aktive në muzikë. Projekti më i fundit i këngëtares së njohur është bashkëpunimi me Fisnikët, që është publikuar 10 muaj më parë. Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, ajo ka zbuluar se do të rikthehet me projekte të reja.

Ajo thotë se po punon për disa këngë por nuk zbulon nëse bëhet fjalë për ndonjë duet. Duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej ndjekësve, Eni ka shkruar: “Tani jam në përfundim të tri këngëve të reja, besoj e para publikohet muajin tjetër.”

/abcnews.al