Kur do të përfundojë pandemia? Përgjigjet Fauci

schedule15:38 - 4 Nëntor, 2021

schedule 15:38 - 4 Nëntor, 2021

Anthony Fauci, ndoshta  epidemiologu më i famshëm në botë ka dhënë një intervistë për Die Zeit rreth pandemisë dhe parashikimeve se kur do të përfundojë makthi më i keq që ka përfshirë botën.

Pyetjes nëse në pranverën e vitit 2022, pandemia do të ketë përfunduar, shkencëtari amerikan iu përgjigj:

“Mendoj se ekziston mundësia që deri në verën e vitit 2022, do të kemi në kontroll pandeminë por jo se do të zhduket. Shpresoj që deri atëherë SHBA mos të regjistrojë 75 mijë raste në ditë, siç është situata aktuale. Por mos harroni, se edhe dhe nëse numri i rasteve të reja, shtrimeve në spital dhe numri i viktimave shënon rënie, pandemia do të jetë ende mes nesh.

“Do të duhet të paktën një vit, që rastet e reja të reduktohen në atë masë sa të mos kenë më ndikim në shoqëri,” përfundoi Fauci.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!