Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin Opinion, iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve në lidhje me koronavirusin.
Një prej pyetjeve ishte se kur do të përfundojë karantina. Lidhur me këtë mjeku tha se fundi i javës së dytë fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten shumë.
“Nëse qytetarët kanë respektuar urdhërat e qeverisë, nga fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten, se kur do hiqen fare nuk e di. Fundi i javës së dytë fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten shumë”, tha mjeku.
Ndërsa në lidhje me opinionin e tij nëse duhet të kemi më shumë testime Pipero tha se duhet të kemi më shumë “për konfirmim, të gjurmojmë sa më shumë raste kontakti”.