Kur do të kapet “peshku i madh”? Ambasadorja e SHBA: Unë nuk jam peshkatare

schedule13:11 - 25 Korrik, 2021

schedule 13:11 - 25 Korrik, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në aktivitetin “MIK” festival në Pustec. Në një komunikim për mediat, Kim ka folur për reformën në drejtësi.

Ajo është shprehur se reforma në drejtësi ka ecur përpara, duke shtuar se nuk duhet të ndalet, ndërsa U ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të mos heqin dorë por të vazhdojnë përpara me reformat.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara.

Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, ka thënë Kim.

E pyetur nëse po kapen “peshqit e mëdhenj” siç shpeshherë është aluduar, Kim u shpreh “Unë jam diplomate. Nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate”.

Pyetje – Po shkojmë drejt peshkut të madh?

Përgjigje – Unë jam diplomate. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato.

Le të mbështesim ata. Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë.

Kim theksoi më tej se institucionet kanë përgjegjësinë e tyre dhe se sipas saj kanë filluar ti përmbushin detyrimet e tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!