TIRANË- Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, tha se rritja e pagave do të fillojë nga mesi i viti të ardhshëm. Ai theksoi në “Real Story” se si do të shkohet tek ky proces, i cili duhet të kalojë në disa vlerësime.
“Ka qenë e qartë që rritja e pagave do të fillojë nga mesi i vitit të ardhshëm dhe kjo është e artikuluar. Rritja e pagave fillon nga mesi i vitit të ardhshëm gjatë pjesë së parë të viti do të përgatiten kalkulimet për klasat, rritjet për kategoritë sipas sektorëve dhe do bëhet efektive, dhe bëhet efektive me akte të posaçme dhe do bëhet efektive nga mesi i vitit”, tha ai./n.m.abcnews.al