“Kur do gjesh burrë se shoqet e tua janë me fëmijë?”, Semi i jep ndjekëses përgjigjen epike

schedule19:01 - 18 Mars, 2022

schedule 19:01 - 18 Mars, 2022

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, këngëtarja Semi Jaupaj i ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të saj në Instagram të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Padyshim që kurioziteti ka qenë i madh, por pyetja që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte njëra që lidhet me martesën.

“A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?”, i ka shkruar një ndjekës, ndërsa Semi i është përgjigjur me sportivitet: “Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala”.

Kujtojmë që kngëtarja konfirmoi vitin e kaluar ndarjen nga Bojken Lako, me të cilin thotë se kanë mbetur miq. Dyshja qendruan së bashku për 8 vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!