Kur dhe si duhet t’i flisni fëmijës tuaj për seksin?

schedule15:50 - 12 Shkurt, 2022

schedule 15:50 - 12 Shkurt, 2022

Tema e seksualitetit nuk është e thjeshtë, veçanërisht nëse ju duhet ta trajtoni atë me një fëmijë. Natyrisht, nëna është ajo që has e para kureshtjen seksuale të fëmijës së saj, duke qenë se është më afër sesa babai. Që të mos habiteni nga kurioziteti i fëmijës suaj, pasi është normale që të dëshirojë të dijë se si erdhi në jetë, duhet të përgatiteni.

Nëse nuk dini çfarë të thoni, gjeni libra me histori seksuale të ilustruara posaçërisht që ekzistojnë dhe t’i lexoni së bashku. Është mirë që prindi i të njëjtit seks të flasë me fëmijën, pra babai me djalin dhe nëna me vajzën, jo për arsye modestie por sepse të gjithë kanë kaluar nëpër të njëjtat faza dhe ka të njëjtin trup me karakteristikat e seksit.

Është shumë e rëndësishme të flisni me fëmijët e vegjël duke iu mësuar pjesët e trupit të tyre. Nga mosha 9-12 vjeçare, duhet të flisni për pubertetin. Shpjegoni se çfarë lloj ndryshimesh mund të presin dhe pse. Gjatë kësaj kohe, ju gjithashtu duhet ta edukoni fëmijën tuaj për seksin, duke përfshirë atë që është dhe se çfarë mund të çojë në shtatzëni.

Nëse keni folur me adoleshentin tuaj për pjesët e trupit, pubertetin dhe seksin, është koha për të bërë biseda të hapura për ndjenjat e tyre për trupin dhe seksualitetin e tyre. Mos harroni se edukimi korrekt seksual ndihmon në zhvillimin më të mirë psiko-emocional të fëmijës suaj. Mos mendoni se nëse nuk i flisni për seksin, nuk do të mësojë rreth tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!