“Botërori 2026” është një çështje familjare. Vëllezër në një skuadër dhe vëllezër rivalë. Janë shtatë çifte të tillë në këto finale të “Kupës së Botës”. Në fakt duhet të ishin tetë, por Jurrien Timber ishte pa fat, duke u dëmtuar në grumbullimin e Holandës. Kështu, me “Tulipanët” do të jetë vetëm binjaku i tij, Quentin.
Por vëllezërit më të “famshëm” të Botërorit padyshim janë ata të Francës, Lucas dhe Theo Hernandez. I pari dhe më i madhi e ka fituar Kupën e Botës në vitin 2018. Të dy iu afruan bashke triumfit në turneun e 2022, ku u mundën në finale nga Argjentina. Tani kanë mundësinë e fundit për ta çuar Kupën në “shtëpinë e tyre”.
Te Franca mund të ishin edhe dy vëllezër të tjerë, Desire dhe Guela Doue. Talenti i Paris SG ka zgjedhur “Gjelat”, ndërsa vëllai tjetër dëgjoi thirrjen e origjinës dhe në “Botërorin 2026” do të përfaqësojë Bregun e Fildishtë.
Një tjetër çift vëllezërish “rivalë” është ai i Inaki dhe Nico Uilliams. Të dy luajnë me Atletico Bilbao dhe kanë lindur në Spanjë, por vetëm Nico ka zgjedhur “Furitë e Kuqe” me të cilat u shpall kampion Europe dy vite më parë. Inaki, i cili është edhe më i madhi në familje luan për Ganën, vendlindjen e prindërve të tij.
Të ndarë në “Botërorin 2026” janë edhe John dhe Harry Soutar, bijtë e Aberdinit. Të dy të lindur në Skoci, por të ndarë nga futbolli. John, I cili është më i madhi ka zgjedhur vendlindjen e tij, ndërsa Harry luan për Australinë, vendlindjen e mamasë.
Për t’u kthyer te vëllezërit që lujnë në të njëjtën kombëtare, të tillë kanë dy debutues në “Botërori”. Kepit të Gjelbër ka Deroy dhe Laros Duarte, të dy të lindur dhe rritur në Holandë, por që kanë zgjedhur të luajnë për vendin e origjinës së tyre.
Nga Holanda vijnë edhe vëllezërit Juninho dhe Leandro Bacunas, që në Kupën e Botës 2026 përfaqësojnë Curaçao. Krejt e ndryshme është historia e Derrick Luckassen Brian Brobbey. Ata kanë mbiemra të ndryshëm, por janë vëllezër me të njëjtën nënë. Të ndarë në familje, por edhe në futboll. Derrick luan për Ganën, ndërsa Brian është pjesë e Holandës./abcnews.al


