Kur bëhet fjalë për paratë, këto shenja i tërheqin si me “magnet”

schedule15:08 - 23 Tetor, 2021

schedule 15:08 - 23 Tetor, 2021

Paraja nuk sjell lumturi, kjo është e sigurt. Megjithatë, ato e bëjnë jetën tonë të përditshme pak më komode. Sipas astrologjisë, ka disa shenja të Horoskopit që nga natyra fitojnë më shumë para.

Demi

Personat e kësaj shenje janë shumë të dhënë pas kënaqësive materiale dhe mirëqenies. Me kokëfortësinë e tyre, të menduarit praktik dhe punën në grup ata do të mund të fitojnë një mënyrë jetese të rehatshme, pra më shumë para. Mund të marrin shumë përgjegjësi në të njëjtën kohë dhe t’i menaxhojnë ato me përgjegjësi si dhe të punojnë shumë për atë që duan të arrijnë.

Luani

Personaliteti dinamik i një Luani dhe nevoja e tij për admirim dhe njohje të vazhdueshme mund ta çojnë atë vetëm në grumbullimin e famës dhe parave. Ai shpesh merr poste përgjegjësie në kompani dhe organizata, ndërsa nuk heziton të kërkojë atë që i takon, veçanërisht nëse e di që ia vlen.

Shigjetari

Kokëfortë dhe këmbëngulës, Shigjetarët bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre. Nëse një Shigjetar do të fitojë para, do të ketë sukses pa asnjë dyshim. Kur është i motivuar nuk humbet asgjë, ndërsa me Zeusin, planetin e mundësive, arrin që të bëjë një jetë më komode. /abcnews.al