Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kuqezinjtë” udhëheqin pjesën e parë, Kombëtarja vetëm 45 minuta larg triumfit historik

schedule15:47 - 19 Qershor, 2024

schedule 15:47 - 19 Qershor, 2024

Nuk mund të kishte nisje të bukur të kësaj sfidë, sa jetike aq edhe historike. Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të gjejë golin në pjesën e parë të sfidës dhe duke arritur të ruajë avantazhin deri në fundin e këtij fraksioni loje, ndaj Kroacisë, duke çuar peshë afro 15 mijë tifozët e pranishëm në “Volksparkstadion” të Hamburgut.

Goli erdhi pas një shpëthimi të anëosrit, Jasir Asani, në minutën e 11’-të të sfidës, i cili lëshon një krosim perfekt drejt zonës, aty ku “fantazisti”, Qazim Laçi ishte i pozicionuar siç duhet për ta dërguar sferën me një goditje potente me kokë, në rrejtën e “shtatlartit” Livakovic dhe menjëherë pas golit nisi festa e “kuqezinvje”.

Tashmë e vetmja çka na mbetet është të menaxhojmë rezultatin deri në sekondën e fundit të sfidës, për të siguruar tre pikët e para, në rrugëtimin tonë historik, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, pikë të cilët, mund të na sigurojnë edhe një kualifkimin të mëtejshëm, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e futbollit tonë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!