Kuqezinjtë shijojnë fitoren/ Manaj: I kënaqur për të gjithë, jo vetëm për golat

schedule12:29 - 25 Mars, 2025

schedule 12:29 - 25 Mars, 2025

Futbollistët e kombëtares mbyllën ciklin e parë të këtyre eliminatoreve, dhe pas humbjes në Angli, u arrit sukses në Tiranë ndaj Andorrës. Rej Manaj ishte heroi me dy gola të shënuar, por sulmuesi nuk foli për veten.

“Ishte e rëndësishme të ktheheshim në shtëpi me tre pikët. Andorra është një ekip që rri ngjitur pas topit dhe është e vështirë të penetrosh nga brenda me topin. Që në stërvitje folëm që duhet të gjenim golin 10 minutat e para, që të ishte loja më e lehtë dhe Asllani, futi një super top dhe shkuam në 1-0.

Jam i kënaqur për të gjithë lojtarët, djemtë e ri si Pajazit, goli i Uzunit, rikthimi i Brojës, Asllani bëri super ndeshje. Ndeshja me Serbinë nuk ka nevojë për motivime do kthehemi nëpër klube dhe do fillojmë të mendojmë në qershor kur të kthehemi për grumbullim.” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!