Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuqezinjtë “harrojnë” portën/ Kuqezinjtë, pak gjuajtje në kuadrat në ndeshjet e këtij viti

schedule12:51 - 8 Shtator, 2025

schedule 12:51 - 8 Shtator, 2025

Natyrisht, nuk mund të bësh me faj thjesht sulmuesit. Kur një skuadër godet pak portën kundërshtare, kur ka saktësi të ulët në gjuajtje, dhe kur nuk shënon gola sa duhet, përgjegjësia është e të gjithëve.

Ky është parimi në futbollin modern, madje në futbollin gjatë gjithë historisë së tij, dhe kombëtarja jonë është një nga ato ekipe që e gjen pak kuadratin.

Po flasim për këtë vit, për 2025-ën, që është më I afërti dhe që tregon formën e vërtetë të seleksionit të drejtuar nga trajneri Silvinjo.

Shqipëria ka arritur të shënojë vetëm 5 herë në 5 ndeshje të këtij viti, dhe nga këto tre rrjeta janë vetëm ndaj Andorrës.

Ky bilanc duket logjik nëse sheh statistikat e lojës sulmuese të kuqezinjve, që bëjnë mjaft gjuajtje drejt portierit kundërshtar, por shumë pak hyjnë brenda tri shtyllave.

Gjithsej, kemi vetëm 16 gjuajtje në kuadrat në pesë ndeshje, me mesatare pak më shumë se tri goditje për çdo sfidë.

Nuk ka nevojë të themi se është pak. Problemi kryesor është se provojmë shumë, por pa shënjestër, pasi në total në 5 ndeshje kemi 50 gjuajtje.

Ka ndodhur si ndaj Anglisë, që nuk futëm asnjë në portë dhe u mundëm 2-0, kundër Serbisë u ruajtëm shumë, si ne ashtu edhe kundërshtarët, dhe ne patëm vetëm 4 gjuajtje në kuadrat, ndërsa shqetësimi është I madh me formën e dy dueleve të fundit.

Futbollistët tanë patën vetëm dy gjuajtje brenda shtyllave në Letoni, dhe vetëm tre në Gjibraltar, edhe pse kundërshtari ishte i shkallës së ulët të vështirësisë.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë këtë të martë kundër Letonisë në “Arenën Air Albania”, por ndryshimi duhet të jetë i madh që të marrim rezultatin që duam, pra fitoren, dhe po ashtu të bindim me lojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!