Kupola e PD-së rreth Bashës pas deklaratës kundër Berishës

schedule11:48 - 22 Shtator, 2021

schedule 11:48 - 22 Shtator, 2021

Pasi i preu shpresat ish-kryeministrit Sali Berisha, për mbledhjen e mundshme të Kuvendit Kombëtar të PD-së, kreu aktual i kësaj partie, Lulzim Basha është ulur për tu relaksuar në kafenenë pranë selisë se Partisë.

Basha në tavolinë është ka qenë i shoqëruar nga kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj. Si dhe me deputetët e tjerë, Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku.

Nga selia e PD-së, sot Basha iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha, duke thënë se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë mbledhjen e Kuvendit të PD-së.

“Kuvend të PD për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë Amerikane nuk ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Nuk ka për të pasur Kuvend të PD dhe nuk ka për të pasur Kuvend që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane” tha Basha.

Më herët Sali Berisha deklaroi nga Fieri se do të mblidhte Kuvendin e Partisë Demokratike për të shkarkuar Bashën nga detyra e kryetarit të PD-së. /abcnews.al/