Janë përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës Libertadores, ndryshe Champions League e Amerikës Latine. Boca Juniors mposhti në fushën e vet 2-0 Racing Club në sfidën e dytë, duke përmbysur humbjen 1-0 të takimit të parë.
Eduardo Salvio dhe Sebastian Villa Cano (penallti) realizuan golat e fitores për Boca Juniors në mitikun Bombonera. Xeneizes do të përballen me Santos. Dueli i parë ndaj ekipit brazilian do të luhet në 6 janar në Buenos Aires, ndërsa sfida e kthimit një javë më vonë në Brazil.
???¡El partido de @BocaJrsOficial! Los mejores momentos de la clasificación a las semifinales de la #Libertadores tras ganar 2⃣-0⃣ ante @RacingClub.
?Su próximo rival será @SantosFC.@FutbolSantander pic.twitter.com/0JwRqvnf2W
— CONMEBOL Libertadores (@Libertadores) December 24, 2020
Përballja tjetër për një vend në finalen e madhe të 30 janarit është mes River Plate-Palmeiras. Një tjetër duel mes ekipeve argjentinase dhe braziliane. Në finale mund të kemi Boca Juniors-River Plate, një nga ndeshjet më të forta dhe emocionuese në planet.
? ¡Por la #GloriaEterna!
?? @BocaJrsOficial ? @SantosFC ??
?? @RiverPlate ? @Palmeiras ??
? ¿Quiénes jugarán la Gran Final de la #Libertadores? pic.twitter.com/yOKldnNGqX
— CONMEBOL Libertadores (@Libertadores) December 24, 2020
Derbi i Buenos Aires mbetet një sfidë unike e futbollit. Dy ekipet e njohura latine dolën edhe dy vite më parë në finalen e Kupës Libertadores. Në fund festoi River Plate, që ia doli të mposhtë në dy ndeshje “armiqtë” e Bocas. /abcnews.al