Kupa e Shqipërisë/ Tirana e Dinamo fitojnë pa probleme, Partizani ngec në “shtëpinë” e re

schedule16:59 - 28 Shtator, 2022

schedule 16:59 - 28 Shtator, 2022

Ditën e sotme janë mbyllur edh e6 sfidat e mbetura të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 me Orikun në “shtëpinë” e re të tyre. Demat nuk kanë mundur dot të shënojnë duke bërë që kjo përballje të mbyllej me rrjeta të paprekura.

Dinamo ka mposhtur minimalisht skuadrën e Butrintit, ku goli i shënuar nga Denilson do të ishte vendimtarë në këtë takim, për t’iu dhënë fitoren bluve.

Edhe kampionët e “Abissnet Superiore” kanë mposhtur pa probleme skuadrën e Koplikut, ku të besuarit e Orges Shehit fituan 2-0. Golat për bardheblutë i shënuan Hila, Berisha dhe Limaj me penallti.

Lushnja nuk ka falur përballë Tërbunit, me lushnjarët që kanë triumfuar me shifrat 2-0. Haxhiu dhe Mehmeti do të ishin autorët e golave për skuadrën e Lushnjes.

Përballja mes Burrelit dhe Tomorit shkoi në favorin e skuadrës vendase e cila fitoi me shifrat 2-1. Fitore ka siguruar edhe Egnatia ndaj Shkumbinit, me rrogozhinasit që fituan 3-0 ndaj peqinasve.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!