Kupa e Shqipërisë/ Të mëdhenjtë gati të zbresin në fushë, Tirana e Partizani kërkojnë çerek-finalen

schedule12:36 - 24 Janar, 2024

schedule 12:36 - 24 Janar, 2024

Kupa e Shqipërsë do të nisë siparin e raundit të 1/8-ve, mesditën e kësaj të mërkure, ku më konkretisht, Egnatia, Partizani, Tirana e Dinamo City do të zbresin në fushë, që në orën 13:00, me të lartpërmendurat që do të përballen respektivisht me skuadrat e Lushnjes, Apolonisë, Korabit e Laçit, ndërsa në sfida të tjera, Kukësi do të përballet me Elbasanin, ndërsa Erzeni me Bylisin.

Përsa i përket formacioneve, tekniku, Orges Shehi ka shkuar “all-in” kundër fierkaëvem me sulmin që përbëhet nga një treshe e frikshmit, Tedi Cara, Albers Keko e Xhuliano Skuka. E “blinduar” do të jetë edhe mesfusha, me Taipin, Rrapajan e Maguette, që do të jenë në atë repart, ndërsa porta mbulohet nga “veterani”, Alban Hoxha.

Në përballjen tjetër, “Bardheblutë” e Tiranës do të pëballen me makthin e Kupës së Shqipërië. Në “Selman Stërmasi” vjen Korabi me “dibranët”, që në përballjen e tyre të fundit në këtë kompeticion eleminonin “gjigantët” e kryqtytetit, me rezultatin minimal, 1 me 0 falë golit të Xhuliano Skukës.

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI-APOLONIA

Partizani: Hoxha, Hadroj, Sota, Janjeva, Buxhelaj, Maget, Rrapaj, Taipi, Skuka, Keko, Cara

Trajner: Orges Shehi

Apolonia: Harizaj, Hebeja, Ndubuisi, Repaj, Asllanaj, Orelesi, Topi, Shanaj, Bejzade,  Maksuti, Umejiego

Trajner: Artan Mërgjyshi

 

TIRANA-KORABI

Tirana: Kozi, Haxhiu, Lulaj, Mici, Lushkja, Latifi, Jaku, Deliu, Hoxhallari, Meta, Abazaj

Trajner: Julian Ahmataj

Korabi: Varfi, Xhafa, Mziu, H. Marku, T. Marku, Kasalla, Lila, Cema, Geci, Buci, Hasaj

Trajner: Shpend Kumbarçe     /i.m /abcnews.al