Më datë 13 dhe 14 janar do të luhen ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19. Edhe këtë sezon do të jetë i njëjti format. Në garë për të fituar këtë trofe të rëndësishëm do të jenë 8 ekipe për secilën grupmoshë, bazuar në klasifikimin e skuadrave pas mbylljes së fazës së parë.
Të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe në një fushë asnjëanëse (Kamëz), teksa janë përcaktuar tashmë edhe çiftet e kësaj faze për të dyja grupmoshat.
Në turin çerekfinal për grupmoshën U-19 do të përballen këto skuadra:
Skënderbeu – Tirana 13 janar, ora 13:00 Kamëz
Bylis – Dinamo 13 janar, ora 13:00 Kamëz
Partizani – Apolonia 14 janar, ora 13:00 Kamëz
Vllaznia – Laçi 14 janar, ora 13:00 Kamëz
Edhe për grupmoshën U-17 janë përcaktuar ekipet që do të kalojnë në çerekfinale, pas mbylljes së fazës së parë. Ndeshjet do të zhvillohen të shtunën (13 janar) dhe të dielën (14 janar) në ora 10:00 në Kamëz.
Në turin çerekfinal për grupmoshën U-17 do të përballen këto skuadra:
Skënderbeu – Dinamo 13 janar, ora 10:00 Kamëz
Tirana – Laçi 13 janar, ora 10:00 Kamëz
Partizani – Apolonia 14 janar, ora 10:00 Kamëz
Teuta – Vllaznia 14 janar, ora 10:00 Kamëz /FSHF