Kukësi dhe Partizani, sikurse pritej, kanë triumfuar edhe ne ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë dhe kanë kaluar në raundin e dytë. Verilidnorët nuk u kursyen ndaj Shkumbinit, duke i shënuar gjashtë gola. Tre prej tyre i realizoi Markovanbasten Çema.
Rrugën e rrjetës e gjetën edhe të rinjtë Domi, Rasha dhe Mirlind Daku, i huazuar nga kroatët e Osijek. Me rezultatin e përgjithshëm 9-1, Kukësi ka kaluar tutje. Partizani, ndryshe nga skuadra e Duros, ka shënuar vetëm një gol ndaj modestëve të Vorës.
Edhe atë të kuqtë e kanë realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Mesfushori Bruno Telushi është treguar i saktë dhe Partizani ka fituar 1-0. Ndeshjen e parë “demat” kishin realizuar tre herë në portën e Vorës.
Është kualifikuar edhe Luftëtari, që ka mposhtur 2-1 cërrikasit e Turbinës. Rapo me penallti shënoi golin e parë të takimit, kurse Vyent i dyfishoi shifrat. Për miqtë realizoi sulmuesi Jurgen Peqini dhe deri në fund nuk pati gol tjetër.
KUPA E SHQIPËRISË – Turi i parë
GRUPI A
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Partizani-Vora 1-0 (3-0)
Shënues: Telushi 68’ (pen.)
Partizani: Teqja, Idrizi, Dajci, Bilali, Hakaj, Telushi, Kodra, Kote, Brown, Bardhi, Ekuban.
GRUPI B
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Kukësi-Shkumbini 6-0 (3-1)
Shënues: Domi 11’, Çema 20’ (pen.), 39’, 90’ Daku 33’, Rasha 79’
Kukësi: Avdyli, Maliqi, Lulaj, Teqja, Obanor, Kotobelli, Domi, Camara, Mateli, Daku dhe Çema.
Luftëtari-Turbina 2-1 (1-0)
Shënues: Rapo 43’ (pen.), Vyent 49’ / Peqini 67’
/abcnews.al

