Kupa e NBA njeh finalistet, Indiana dhe Los Angeles Lakers do diskutojnë trofeun e parë historil

schedule12:36 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 12:36 - 8 Dhjetor, 2023

Edicioni i parë i turneut “In-season” në NBA ka njohur dy skuadrat finaliste. Indiana Peacers dhe Los Angeles Lakers do diskutojnë Kupën e basketbollit amerikan, pasi kaluan me sukses sfidat e tyre gjysmë-finale.

Peacers “dhuruan” një “suprizë” të vogël, duke nxjerrë jashtë lojë një prej skuadrave favorite si Milëaukee Bucks, me këta të fundit, që, u dorëzuan me rezultatin 119-128, duke mos u mjaftuar nga një tjetër paraqitje të shkëlqyer nga ana e Giannis Atentokoumpo.

“Ylli” grek mbylli sfidën me dy shifra dopjo, 37 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë. Nuk bënë punë as 24 pikët e realizuara nga Damiea Lila|rd.

Nga ana tjetër, triumfi i Indiana mban firmën e Tajris Halibarton dhe Majlls Tërner, që të dy me nga dy shifra dopjo, i pari me 27 pikë dhe 15 asist, ndërsa tjetri me 26 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë.

Në finalen e së dilës,Peacer do të sfidojnë Los Angeles Laker, që  bënë doshta ndeshjen më të mirë të sezonit për të mundur 133-89 skuadrën e New Orleans.

Diferenca e madhe prej 44 pikësh tregon qartë dominimin e LeBron James dhe shokëve të tij, tskaa Ishte pikërisht ylli i Lejkërs që bëri diferencën me 30 pikë, I mbështetur nga paraqitja shumë e mirë e Austin Reaves e Anthony Davis. /abcnews.al