Kupa e Italisë u kthye në një mollë sherri në Itali. Interi, që sapo u zyrtarizuan datat, doli kundër dhe madje paralajmëroi se do të shkonte në Napoli me ekipin e të rinjve. Edhe te Milani e Juventusi nuk ishin dakord për faktin që Kupa do të luhej kaq shpejt.
Gjithsesi ndodheshin para një fakti të kryer dhe të paktën po u merret parasysh fakt që ndeshja e parë të luhen më shpejt dhe skuadrat që kualifikohen në finale të kenë një ditë më shumë pushim.
Sky Sport raporton se autoritetet e kanë dhënë “OK”-in që gjysmëfinalet të luhen më 12 dhe 13 qershor, ndryshe nga plani fillestar. Takimi i parë është ai mes Juventusit dhe Milanit, në Torino, kurse një ditë më pas Napoli pret Interin. Ndeshjet do të luhen prej orës 20:45. /abcnews.al