Kupa e Botës për Ski/ Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në finalet, Lara Colturi shkruan historinë

schedule13:50 - 15 Mars, 2024

schedule 13:50 - 15 Mars, 2024

Këtë fundjavë, më 16-17 mars, në Saalbech të Austrisë, skiatorja shqiptare Lara Colturi do të shkruajë historinë.

Ajo do të bëhet debutuesja e parë shqiptare në finalet përmbyllëse të cirkuitit më elitar të Kupës së Botës në skinë alpine. Lara është midis 25 më të mirave të botës në Sllallom dhe Sllallomin Gjigant. Lara gjithashtu është konkurrentja më e re e kualifikuar në finalet e Kupës së Botës, vetëm 17 vjeç.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, Colturi foli për objektivat e saj dhe ndjesitë që përfaqëson Shqipërinë.

“Më konsiderojnë legjendë e re, por unë ende jam shumë e vogël. Natyrisht jam shumë e lumtur për sukseset e fundit në garat me karakter ndërkombëtar. Unë nuk do të ndalem, do të vazhdoj të ngre nivelin tim në pistën e bardhë. Perspektivën e kam përpara, meqë jam ende e re,

Do të dëshmoj veten dhe do të bëj maksimumin për vendin që përfaqësoj. Do të bëj gjithçka që Shqipëria të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare”, është shprehur ajo./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!