Trofeu i Kupës së Botës është ekspozuar sot në ambientet e kryeministrisë.
Në ceremoninë e pritjes së Kupës është kryeministri Edi Rama.
Kupa do të qendrojë në Shqipëri vetëm pesë orë, sipas Ramës.
“Kupa do të qëndroje vetëm pesë orë, pastaj do të vazhdojë udhëtimin e saj”, tha Rama.
Trofeu i turneut “FIFA World Cup” në Tiranë, do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”, duke frymëzuar tifozët në mbarë botën.
/abcnews.al/