FIFA ka vazhduar ditën e sotme takimin virtual me përfaqësuesit e saj për të marrë mendime rreth organizimit të Kupës së Botës çdo dy vjet. Takim që do të pasohet edhe nga një tjetër ditën e enjte.
FIFA hodhi idenë që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vjet. Një ide që nuk mbështetet edhe shumë nga protagonistët e futbollit, sepse kjo gjë do të sillte më shumë dëmtime dhe lodhje fizike për futbollistët.
As UEFA nuk është dakort me idenë e FIFA-s për organizimin çdo dy vjet të Kupës së Botës dhe ka premtuar se diçka e tillë nuk do lejohet duke u dalë kështu në ndihmë edhe lojtarëve. /abcnews.al