Katari është kualifikuar për në finalen e Kupës së Azisë, pasi mundi 2-3 Iranin në Al Thumama Stadium (Doha). Të besuarit e Amir Ghalenoei kaluan në avantazh shumë shpejt, që në minutën e katërt me lojtarin e Romës, Azmoun.
Gjithsesi, te Katari nuk u demoralizuan dhe përmbysën shifrat. Protagonist absolut ishte sulmuesi Afif, i cili dhuroi një asist për Abdulsallam në minutën e 17-të, ndërsa realizoi një gol brilant në të 43-tën.
Irani u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë, duke nisur fraksionin në sulm. Iranianët reklamuan një prekje me dorë në zonë në minutën e 49-të, me arbitrin Al Ali që fillimisht hezitoi, sakaq më pas akordoi penallti pas rishikimit me VAR. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Alireza Jahanbakhsh, ekzekutim perfekt i tij.
Goli i Almoez Ali në të 82-tën i dha Katarit një biletë për në finalen e madhe. Kjo përfaqësuese shkon për herë të 12-të në histori në finalen e këtij kompeticioni. Kampionët në fuqi do të përballen me Jordaninë me 10 shkurt./ h.ll/abcnews.al