Shtyhet për të enjten në orën 09:00 seanca në Apelin e GJKKO për Ajola Xoxën, e cila kërkon heqjen e sekuestrove të dy llogarive bankare.
Shkak për shtyrjen është bërë avokati i ri Dritan Jahaj që ka kontraktuar bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkoi kohë që të njihet me aktet.
Ajola Xoxa është lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, ndodhet prej një muaji në paraburgim, i cili kërkon lirimin nga qelia duke ofruar garanci pasurore.
Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./abcnews.al

