Një 63 vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të godiste një gjykatëse në Gjykatën Administrative në Lushnje.
Sipas policisë, 63 vjeçari ka kundërshtuar vendimin e gjykatëses për një çështje pronësie, e ka fyer atë dhe më pas ka tentuar ta godasë.
63 vjeçari ka pretenduar se vendimi i gjykatëses është i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e 63 vjeçarit nga Saranda.