Kundërshtoi vendimin e gjykatëses dhe tentoi ta godiste, “arrest me burg” për 63-vjeçarin

schedule13:50 - 15 Prill, 2024

schedule 13:50 - 15 Prill, 2024

Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për 63-vjeçarin, i cili tentoi të godiste një gjykatëse në Gjykatën Administrative në Lushnje, pas vendimit të dhënë nga kjo e fundit.

Sipas policisë, 63 vjeçari ka kundërshtuar vendimin e gjykatëses për një çështje pronësie, e ka fyer atë dhe më pas ka tentuar ta godasë.

63 vjeçari ka pretenduar se vendimi i gjykatëses është i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!