Luftëtari irlandez, Conor McGregor, do të rikthehet në oktagon në muajin korrik, për t’u ndeshur sërish këtë vit. Në janar, McGregor u ndesh me amerikanin Donald Cerrone, të cilin e mposhti me “TKO” në vetëm 40 sekonda.
Irlandezi është gati për të luftuar sërish shumë shpejt, por UFC po studion të gjitha alternativat e mundshme si kundërshtar për McGregor. Emri më i përfolur, është ai i Justin Gaethje.
Flitej shumë edhe për një ri-duel me Khabib Nurmagomedov, por kjo sfidë nuk do të organizohet, të paktën dhe për disa muaj të tjerë. McGregor duket se është rikthyer plotësisht në sportin e Arteve Marciale dhe me mision të qartë: Hakmarrje ndaj Khabib./abcnews.al

