Kundërshtarët e Shqipërisë “sfidojnë” UEFA-n, Spanja e Italia rrezikojnë përjashtimin nga Euro 2024

schedule19:56 - 6 Maj, 2024

schedule 19:56 - 6 Maj, 2024

Një situatë e pazakontë po zhvillohet gati një muaj para fillimit të Euro 2024. Spanja dhe Italia, kundërshtare të Shqipërisë në grupin e Evropianit, rrezikojnë përjashtimin nga ky aktivitet nëse shtetet përkatëse nuk heqin dorë nga vendimi për të kontrolluar federatat e futbollit.

.Më saktësisht, shteti spanjoll ka ndërtuar një komision monitorimi dhe kontrolli për Federatën Spanjolle të Futbollit, duke parë situatën e krijuar pas shkarkimit të presidentit Luis Rubiales dhe akuzave për abuzime të Roja, pasardhësit të tij më të mundshëm që gëzonte mbështetjen e federatave rajonale.

Shteti ka bllokuar zgjedhjet dhe për momentin është Ministria përkatëse për sportin ajo që kontrollon Federatën, me një komision i cili duhet të normalizojë situatën e saj. FIFA dhe UEFA janë kundër kontrollit nga qeveritë të Federatave, edhe pse për shembull në vendet arabe e lejojnë hapur një gjë të tillë, ndaj kanë kërcënuar Spanjën me përjashtim nga aktivitetet zyrtare.

Tani, edhe Italia po bën të njëjtën gjë, por në një mënyrë pak më të ndryshme. Qeveria është gati të miratojë një akt ligjor për krijimi e një “Agjencie për vigjilencën ekonomike dhe financiare të shoqatave sportive profesioniste”. Kjo e fundit mund të kontrollojë të gjitha paratë që hyjnë e dalin nga shoqatat sportive, përfshirë edhe federatën.

Në teori, kjo agjenci duhet të shërbejë vetëm për të kontrolluar nëse ka apo jo shkelje financiare, mirëpo UEFA-s nuk i pëlqen një gjë e tillë, ndaj ka lënë të kuptohet se miratimi i një agjencie të tillë do të sjellë pasoja të rënda për Italinë. Edhe në këtë rast, kërcënimi me përjashtimin nga Evropiani është mëse i mundshëm. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!