Kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik/ Malia: Ka pasur tentativa. Çobi: Janë marrë masat e menjëherëshme

schedule13:47 - 17 Janar, 2024

schedule 13:47 - 17 Janar, 2024

Një skuadër me më të mirët e elektronikës, punon 24 orë në ditë pranë Ministrisë së Mbrojtjes për t’u bërë ballë sulmeve kibernetike. Kjo është Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike e ngritur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ftuar në “Tirana Live”, shefja e Sektorit Operacional, Njusk, Klodiana Maliaj dhe kapiteni e specialisti i Sigurisë Kibernetike, Roland Çobi kanë dhënë informacione më të detajuara.

“Ne si vend anëtar i NATOS, jemi të ndarë në qendra partnere. Niveli i parë, është ai që bën monitorimin 24/7. Në momentin e parë që ka një tentativë, kalojmë te niveli i dyti dhe në rastet kur duhet marrë masa urgjente merren masat paralndaluese. Nëse rreziku është i lartë, atëherë kalojmë në një hallkë tjetër dhe ky sektor shikon masat që duhen marrë për të parandaluar dhe në të ardhmen. Kjo qendër është projektuar që në viti 2020, por Covidi bëri efektin e vetë dhe sulmi bëri që të merreshin masa në këto sisteme”, tha Çobi.

Më tej, Maliaj deklaroi se ka pasur tentativa sulmesh, por janë marrë masat e menjëhershme.

“Ka pasur tentativa, nëse do të kishin ndodhur, do të kishin ndërprerje, por janë marrë masat dhe asgjë nuk ka ndodhur”.

Ndërsa Çobi shtoi: “Normalisht kur flasim për tentativa, janë të shumëllojshme, por për fat të mirë nuk kemi asnjë konfrontim të sistemeve tona dhe janë marrë masat e duhura”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!