Ish oficeri Dritan Goxhaj e cilëson të dështuar kundërpërgjigjen e Izraelit ndaj Iranit.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Goxhaj u shpreh se nuk u arrit që të goditeshin objektivat dhe raketat u rrëzuan.
Ndërsa ish kapiteni Artur Meçollari deklaroi se sulmi i Izraelit, ishte për qëllime politike.
Sipas ekspertes së marrëdhënieve ndërkombëtare, Enika Abazi, veprimtaritë e Izraelit dhe Iranit, janë të frenuara edhe nga faktorët ndërkombëtare.
Ndërkaq eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Billali theksoi se Irani nuk do të jetë në gjendje të godasë Izraelin.
Pjesë nga debati
Enika Abazi: Duhen kuptuar në kuadër të dinamikave të luftës. Kemi të bëjmë me një sulm, secila nga palët angazhohet që do të hakmerret. Megjithatë, palët janë të frenuara, në veprimtarinë e tyre janë të varur. Izraeli varet nga roli dhe angazhimi amerikan dhe fuqive të tjera, si ato evropiane. Kërkojnë nga Izraeli një armëpushim. Deklaratat e presidentit të Izraelit kanë qenë të forta, sepse edhe deklaratat e Macron kanë qenë të forta.
Lutfi Bilalli: Mendoj që kundërpërgjigja izlraelite, ka qenë rezultat dy me dy. Mendoj se Irani nuk është në gjendje të kundërgodasë. Besoj se ka qenë një konstante, nuk ka qenë akord nën presionin amerikan, por besoj që edhe kinezët kanë qenë të interesuar që të mos goditet. Irani ka përdorur fjali, që Izraeli ka gabuar rëndë. Nuk ka dhënë shenja për kundërpërgjigje. Vendet arabe e kanë dënuar sulmin. Besoj se dëmtimi ka qenë, edhe më 1 tetor goditja e Iranit ka qenë e fuqishme në Izrael.
Dritan Goxhaj: Po them që është e dështuar. Për sa kohë, raketat nuk arritën të godasin objektivat, dhe mbrojtja kundërajrore arriti t’i asgjesojë në valën e dytë dhe në valën e tretë, do të thotë që objektivi nuk u arrit. Objektiv politik ka pasur. Nuk ia doli të godasë. Pra, është dështim.
Artur Meçollari: Sulmi është bërë për qëllime politike, është një sulm i kalkuluar qartë. Duhet të arriheshin disa elementë të një ekuacioni. E para, duhet të vendosej nderi i Izraelit në vend, formalisht. E dyta, duhet të binte një lloj presioni të bërë nga Biden. Duhet të mos përshkallëzojë situata dhe më e rëndësishmja që ka ndidhur, kanë filluar kundërshtitë mes Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes.