Kundërpërgjigja e Guerrils: Këtu sundon ngjyra e kuqe!

schedule19:37 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 19:37 - 11 Dhjetor, 2019

Partizani dhe Tirana përplasen në derbin e kryeqytetit ditën e premte, në “Air Albania Stadium”. Edhe pse duhen edhe disa ditë nga starti i këtij takimi, rivaliteti mes dy tifozerive në rrjetet sociale sa vjen dhe bëhet edhe më i madh.

Fillimisht, ishin “Tirona Fanatics” ata që ngacmuan rivalët e qytetit, ndërsa pak çaste më parë, ka ardhur dhe reagimi nga “Ultrasit Guerils”, të cilët kanë shkruar një kundërpërgjigje të tyre në rrjetet sociale.

“Sërish, përgjithmonë, vetëm e kuqja! Sundues në qytet, sundues në fushë, sundues në tribuna, sundues në këto troje!

Krenarë për atë që jemi sepse ne s’jemi si askush e askush nuk është si UG!

Partizani rikthehet në “Qemal Stafën” tonë të premten në orën 19:00. Bëhuni gati për një fitore të madhe, të gjithë në stadium për Legjendën!/abcnews.al