Kundërofensiva ukrainase, ushtarët dhe banorët e Luhansk po kërkojnë strehim në Rusi

schedule09:55 - 15 Shtator, 2022

schedule 09:55 - 15 Shtator, 2022

Ushtarët rusë dhe rusofilët në Luhansk kanë filluar të paketojnë gjërat dhe të nisen për në Rusi përpara një avancimi ushtarak ukrainas, sipas komandantit ukrainas.

Pas disfatës dhe dorëzimit të shumë qyteteve në rajonin e Kharkiv, veçanërisht pas çlirimit të Kuypansk dhe Izium nga ushtria ukrainase, ka një fluks të vazhdueshëm rusofilësh nga rajoni i Luhanskut në kufirin rus, duke përfshirë edhe disa personel ushtarak rus, sipas komandantit ukrainas të rajonit të Luhanskut, Serhii Gaidai.

Edhe banorët vendas në Luhansk kanë raportuar se kolona të mëdha makinash janë larguar nga qendra rajonale, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Ukrainës.

Sipas Ukrainës, disa luftëtarë rusë që po luftonin në rajonin e Kharkiv dhe u dëbuan nga ushtria ukrainase, organizuan një tubim pranë një njësie ushtarake në atdheun e tyre me pjesëmarrjen e shumë të afërmve të ushtarëve, raporton abcnews.al.

“Në Luhansk, familjet e rekrutëve organizuan një tubim pranë një njësie ushtarake pasi ata ishin arratisur së fundmi nga Balakliya, dhe donin të dërgoheshin menjëherë në pozicione të tjera në të ashtuquajturën DPR [të vetëshpallurit Republika Popullore e Donetskut].

Protestuesit u mbështetën nga të afërmit që u futën në ndërtesë”, shkroi Gaidai në Telegram.

Sipas tij, pas çlirimit të rajonit të Kharkiv dhe pas disa ditësh heshtjeje, përfaqësuesit e autoriteteve pushtuese filluan të përhapin histori propagandistike. Autoritetet pushtuese në rajon papritmas filluan të pretendojnë se ‘situata është nën kontroll’”, shkruan kreu ukrainas i rajonit të Luhanskut.

Tashmë autoritetet pushtuese në Luhansk pranojnë se raketat ukrainase po godasin objektivat në rajon, me katër HIMARS që raportohet se kanë goditur rajonin e Lisitsansk në orët e fundit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!